|
Patrioti i madh Kombetar Haxhi Zeke Biberaj |
Haxhi Zeka Biberaj Ka Thane : "Ne shpirt besimin ne Nje Zot ne Zemer Bashkimin i Kombit ne nji Flamur.
Haxhi Zeka Biberaj themeloi "Lidhjen Shqiptare të Pejës"
Haxhi Zeka Biberaj është shembull për besimtarët, shembull për atdhetarët, shembull për të gjithë shqiptarët…
Lindi në vitin 1832, në Shqiperi katundin Shoshan, të Krasniqës, rrethi i Tropojës, Malësia e Gjakovës.
Emri i tij është Zenel, ndërsa Haxhi, Hoxhe, Myderriz, Mulla janë titujt e tij te asaj kohe.
Mësimet e larta i kreu në Medresën e Madhe të Gjakovës
Haxhi Zeka Biberaj eshte djali i Mehmet Biberajt i cili ishte djali i Abedinit, që ishte djali i Hysenit, burra të Njohur nga Shoshani i Tropojes, Malsisë, parardhësit e Haxhisë, që ia zbardhi faqën kombit Shqiptare.
Haxhi Zeka fëmijërinë e kaloi në Pejë të Kosovës, sepse që në vitin 1835, familja e tij ishte shpërngulur nga Tropoja, Malsia e Gjakovës…
Mësimet fillestare i kreu në Pejë. Si nxënës një fëmijë i dalluar, për virtyte, për cilësi, aq sa të gjithë e kishin lakmi…Një ditë, Hoxha i tij publikisht kishte thanë:
”Kur të rritet ky djal ka me ba namin
Shtatë kralat kanë me ja ni zanin…”
Sot Haxhi Zek Biberaj nihet e rrespektohet ne cdo cep te botes nga kombi Shqiptare.
Në fillim Haxhi Zeka Biberaj ka shërbyer si mesues hoxhë, imam, mësues, dhe në administratën lokale si nëpunës dhe sekretar i pronës së familjes shumë të pasur, Sheremeti të Pejës, por që janë me prejardhje nga katundi Sheremetaj i Gjakovës…
Haxhi Zeka (Haxhi Zejneli, 20 dhjetor 1832 - 21 shkurt 1902) është udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë.
Nga Gjakova prej nga u shpërngul me familjen në Pejë. Ishte një nga organizatorët kryesore i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale.
Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës.
Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish pashës.
Së bashku me Sulejman Vokshi e Kadri Bjari. Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste.
Më 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër dhunës ekonomike e politike të sunduesve osmanë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri në vitin 1896.
Më 1896-1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi qëndresën e armatosur popuIlore që shpërtheu në Kosovë në vitin 1897 dhe themeloi "Besëlidhjen shqiptare"(1897). Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejës që themeloi Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj. Në prill-maj 1899 mori masat për thirrjen e një Kuvendi tjetër të përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare mbajtja e të cilit u pengua nga Porta e Lartë. Pa marrë parasysh kundërshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive të Mëdha e të qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi përpjekjet për forcimin e Lidhjes gjatë gjithë vint 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atë.
Poeti kombëtar, At Gjergj Fishta, vetë prift katolik, françeskan, por për këtë hoxhë, që luftoi vatan, për bashkim, për liri, për Shqipni, ndër të tjera, shkruen në këte poezi:
”Dil e piqu n’Haxhi Zekën
Grish Kosovën, bashko Rekën
Lsho kushtrimin n’Toskë e Gegë
Mblidhu tok si kokrrat n’sheg…”
Ndërsa në një këngë popullore me titull:
NA KTI VENI DUHET M’I DALË ZOT
Kushtuar, Haxhi Zekës
N’grykë t’Pejës, more, u dhez rrfeja
Shqiptarisë, more, ju forcue beteja.
N’kam na u çue, o vëllazën, Haxhi Zeka,
Nisi fjalë, more, shqiptarëve po u man:
- Ngoni knena, o vllazën shqiptarë,
N’kit ven juve o qi u kam marrë,
N’kit ven juve o qi u kam thirrë;
Fjalë me dhanun, besa-Besëb me lidhë.
Për me lidh-o ni Besë të Zotit,
M’i dal n’ball, more, o anmikut t’sodit
si n’kohën e Gjergj Kastriotit.
Na kti veni duhet m’i dalë zot;
Dy syt, more, ju mbushën me lot.
Atëherë Isa koka çue n’kam:
- Ngo mor Zekë, unë çka po t’tham,
I madh e i vogël, tanë n’kam m’u çue,
Për tokë tonë kena me liftue,
Me derdh’ gjakun, more, bash si prrue!
Kem m’u kallë tan’, more, si cigare,
s’kem me lanë anmik n’tokë shqiptare!
Fort u gzue, more, trimi Haxhi Zekë
Nxuerr alltin, more, paj qiti përpjetë:
- Ktu koftë lidhë, more vllazën, Besa-Besa.
E na u nisën trimat, more, çeta-çeta,
shkon t’u pri, more, trim-o Haxhi Zeka.
Haxhi Zeka o ni zog shqiptari
O për Kosov’ o n’luftë ma i pari.
Për veprimtarinë e tij për bashkim, për liri, për një Shqipni, Hoxhë Haxhi Zeka u arrestue dhe për disa vjet në Stamboll u internue, por edhe pas lirimit prej internimit nuk u qetësue, nuk u rehatue, ai vazhdoi me luftue, deri në Mal të Zi, për Plavë e për Gusi…
Haxhi Zeka, përveç se ishte dijetar, atdhetar, luftëtar, ishte humanist, bamirës, besimtar…Si besimtar, ka vizituar Qabenë, vendet shenjta, Mekkën dhe Medinën, në Arabi, ku e fitoi edhe titullin Haxhi. Me titullin Haxhi, emri i tij hyri në histori…
Më 21 shkurt 1902 Hoxhë Haxhi Zeka u vra në Pejë pabesisht nga Adem Zajmi, një agjent i vënë nga qarqet shoviniste serbe.
Haxhi Zeka Biberaj i njohur si Shqiptari me i pasur ne ate kohe nuk kursej asgje per kombin Shqiptare.
Pamvarsisht se Haxhi Zeka nuk la djeme, trazhgimtare ai la nje veper legjendare, ai la nje pasuri toke qe sot gezojne e punojne me mijra Kosovare.
Tropoja eshte krenare per birin e saj Haxhi Zeke Biberin, Ne dhe mijra te tjere nipa, mbesa, familja Biberaj, jemi te lumtur qe Gjaku i Haxhi Biberajt eshte ne trupin tone.
Nipi I Haxhi Zeke Biberiaj't
Sahit Muja
New York